Site icon PrishtinaPress

“Më ka shpallur luftë…dëshiron lidhje me zor”, Arbenita del me reagim të gjatë, thotë se Fero po viktimizohet

Pas mesazhit të Feros në rrjete sociale ku lutej që ish-gruaja e tij Arbenita t’i rikthehej atij, koha është për modelen e cila pati shumë për të thënë.

Ajo tha se Fero i cili iu kthye fesë Islame dhe la muzikën, po abuzon me të psiqikisht, madje ajo tha se njerëzit nuk e njohin mirë dhe se ai po viktimizohet.

Tutje, modelja shkroi se Feros i ka mundësuar më shumë vizita për vajzën, por ai sërish nuk ka nënshkruar divorcin dhe dëshiron lidhje me zor.

Për më tepër, Arbenita tha se ish-artisti po e shfrytëzon edhe vajzën.

Exit mobile version