SotKuvendi i Kosovës në seancën e radhës ka votuar amandamentin numër 5 për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Koroporatave, raporton gazeta online veriu.info.
Kjo iniciativë është marrë nga depueteti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, një përkrahës i jashtëzakonshëm i sportit në vendin tonë.
Një moment të tillë e ka treguar edhe vet deputeti përmes një statusi në rrjetin social facebook, sipas të cilit më mëritorët për këtë janë sportistët tanë të cilët po arrijnë rezultate kulminante në arenën ndërkombëtare.
Haxhiu ka premtuar se do të vazhdojë të jetë këmbëngulës dhe përkrahës i zhvillimit të sportit në Kosovë./veriu.info/