Site icon PrishtinaPress

Me homazhe nderohet Astrit Dehari në 2 vjetorin e vdekjes

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë, shokë dhe miq kanë bërë homazhe sot tek varri i Astrit Deharit në dy vjetorin e vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se drejtësia e Astritit në Kosovë është vet liria.

“ Astriti ishte i lëvizjes e tash jemi ne të tij. Ka qenë i studentëve, i shoqërisë dhe i kombit, i të varfërit dhe i të papunit, i të gjithëve përveç i vetes së tij. Astriti nuk ka qenë , por është. Është frymë që na shtyn, nuk na mungon neve, vetëm ne mund t’i mungojmë atij. I përkulemi me mall”, tha Kurti.

Babai i Astritit, Avni Dehari, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se mbështetja e tyre i bën krenarë.

Përveq homazheve të varrezat, aktivistë të VV-së do ta vizitojnë familjen Dehari si dhe do të vendosin tabelën në një rrugë të Prishtinës me emrin “Arbënor dhe Astrit Dehari”.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të paqarta.

Exit mobile version