2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

“Më eleminuan nga gara”, martesat e gjinisë së njëjtë përçajnë VV-në, fillon me Prizrenin

Ben Kizolli anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka drejtuar akuza ndaj partisë që drejton kryeministri Albin Kurti, duke thënë se e kanë rrëzuar nga gara për kryetar të Degës në Prizren për shkak të qëndrimit të tij kundër nenit të Kodit Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Kizolli në profilin e tij në ‘facebook’ ka treguar gjithë kronologjinë e ngjarjes, dhe ka zbuluar edhe telefonatën që ka marrë nga Prishtina për ta pyetur rreth qëndrimit për Kodin Civil.

“1. Jam “pro” Kodit Civil

2. Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR. Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë. “, ka shkruar Kizolli.

Ai thotë se pas kësaj përgjigje të dhënë është njoftuar se është eliminuar nga gara për kryetar të Degës së Vetëvendosjes në Prizren.

Kizolli në fund të reagimit të tij ka adresuar edhe kritika për humbjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale, duke bërë përgjegjës kryesinë qendrore në Prishtinë për gjithë atë çfarë ka ndodhur.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq,

Pas kandidimit tim për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! -Qendra në Prizren, si çdo kandidat tjetër është nevojitur procesi i dy filtrimeve, vlerësimi i KZP-së në Prishtinë dhe 1/3 nënshkrimeve të Grupit Punues ne Prizren, ose 10% i nënshkrimeve të anëtarësisë, nëse nuk mund të sigurohej ,1/3 e nënshkrimeve të Grupit Punues.

Duke e pritur përgjigjen e fazës së parë, kërkova dhe u informova se të gjitha nënshkrimet e anëtarëve të Grupit Punues në Prizren, i përbërë prej 14 anëtarëve, përveç nënshkrimit të z. Mytaher Haskukës dhe znj. Mimoza Bushrani, ishin “bllokuar” nga kundërkandidati, duke e ditur se për një kandidat mjaftonin vetëm 5 nënshkrime. Kishte mundësi për garë të barabartë e demokratike. Por, nuk ndodhi.

Të hënën, pranova një telefonatë, prej një zyrtari të KZP,-së, i cili më njoftoi për rrjedhat dhe më kërkoi sqarime për qëndrimin tim lidhur me Kodin Civil, përkatësisht nenin për komunitetin në fjalë dhe kjo ishte përgjigja ime, lidhur me pjesën e Kodit Civil:

“1. Jam “pro” Kodit Civil/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img