Skuadra më e trofeshme në vend, udhëton në Suharekë për t’u përballur me ekipin më të suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare.
Kampioni aktual, Ballkani, është nikoqir i Prishtinës, në xhiron e pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, raporton Klankosova.tv.
Të dyja skuadrat deri tani kanë grumbulluar nga shtatë pikë, veçse kryeqytetasit e kanë një ndeshje më pak, pasi dueli me Dritën ishte shtyer, si shkak i kampanjës evropiane të gjilanasëve.
Kjo super përballje zhvillohet të shtunën me fillim në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në platformë gjigante, Art Motion dhe televizionin numër një në vend, Klan Kosova.
Edhe rivali i qytetit i portokall e zinjëve, luan të shtunën si mysafir i Ferizajit.
Vetëm një ditë më pas vjen edhe një ndeshje e madhe kampionale, njofton Klankosova.tv.
“Intelektualët” udhëtojnë në Podujevë për t’u ballafaquar me “Legjendat”.
Nga ana tjetër, Gjilani e pret Feronikelin ’74 kurse Dukagjini në Klinë sfidohet nga Malisheva.