Site icon PrishtinaPress

“Më duhet të shkoj në aeroport”, Kurti nuk u përgjigjet pyetjeve pas takimit në Bruksel

Kryeministri Albin Kuri është deklaruar pas takimit rreth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Kurti ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të.

Kurti nuk pranoi as pyetje nga gazetarët. Pyetja e parë që u tentua t’i bëhej kishte të bënte me fjalët që Borrell i tha paraprakisht.

“Më duhet të shkoj në aeroport”, tha Kurti dhe u largua.

Kurti shprehu jo pak indinjatë që, sipas tij, BE-ja nuk i qëndroi prapa diskutimit për marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër.

Për sa i përket që Serbia të pushojë emetimin e targave, Kurti tha se “kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Exit mobile version