Një zyrtar vuri në dukje se sistemet e avancuara të raketave do t’u japin forcave ukrainase saktësi më të madhe në shënjestrimin e aseteve ruse brenda Ukrainës. Bideni ka thënë se raketat do t’i krijojnë avantazh Ukrainës në negociatat eventuale me përfaqësuesit e presidentit rus Vladimir Putin
Gjermania tha të mërkurën se do ta furnizojë Ukrainën me raketa moderne antiajrore dhe sisteme radari dhe SHBA-ja do të dërgojë sisteme raketash të teknologjisë së lartë dhe me rreze të mesme.
Zëdhënësi i Kremlinit u tha gazetarëve të mërkurën se SHBA-ja “po derdh benzinë mbi zjarrin”.