Barack Obama është parë në Manhattan të premten, ku u shfaq për herë të parë që kur ish presidenti mori bashkëshorten e tij për pushime në Karaibe, pasi la Shtëpinë e Bardhë.
Ai u trajtua si një rock star, ku qindra njerëz e përshëndesnin teksa u largua nga një takim në ndërtesën e zyrave “Flatiron District”. Obama dukej mjaft në formë dhe sportiv, duke harruar kravatën dhe kostumin e zi.
Është ende e paqartë se çfarë po bën Obama në qytet. Simons Foundation, një organizatë që financon projektet në matematikë dhe shkencat bazike ka zyra në këtë ndërtesë.
Themeluesit e fondacionit Marilyn dhe James Harris Simons kanë dhuruar 670 mijë dollarë për “Obama Foundation” dhe janë ftuar në një sërë eventesh në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës që Obama ishte në detyrë.