Një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës përmes një aksioni simbolik te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me dëmtimin e raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bekim Ibishi, student është shprehur se me anë të këtij aksioni i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos cenojë mardhëniet me SHBA-të, ka thënë për Ekonomia Online.
Ai u shpreh se janë këtu si studentë të shqetësuar me deklarimet gjatë së martës të zyrtarëve amerikanë, për tërheqje të trupave dhe sanksione ndaj shtetit të Kosovës.
Ibishi u shpreh se nuk janë pjesë e ndonjë partie opozitare apo partie tjetër, por kanë dalë për të protestuar si studentë në mënyrë që të mos cenohet e ardhmja e vendit dhe qytetarëve.
Studentët në rrethojat e objektit të qeverisë kanë vendosur flamuj të SHBA-ve.