Site icon PrishtinaPress

Me 3 maj, zgjedhjet studentore në Universitetin e Gjakovës

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, me 3 maj do t’i mbaj zgjedhjet studentore.

Organizatat studentore kanë filluar fushatat e tyre për t’i bindur studentët që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për organizatën që ata mendojnë se do ju përmirësoj kushtet e studimit dhe problmetet e tyre që janë të shumta në degët ku ata vijojnë.

Kryetari i USPE-së, Dukagjin Geca ka ftuar studentët që të marrin pjesë në zgjedhjet që do të organizohen me 3 maj nga Universiteti i Gjakovës dhe të votojnë për vlerat studentore.

Më poshtë keni postimin e plotë të organizatës studentore, USPE:

 

Sot pas 3 viteve, pas këtyre viteve që i kam kaluar me juve, me miqtë më të mirë, me ju që kam kaluar gjërat më të bukura e sfidat më të medha.

Së bashku e patem një bindje, e bindja jonë e vetme ishte USPE e madhe, kjo familje që na bashkoi,e cila na afirmoi, e cila na dha shtytjen më të madhe, na dha emrin më të bukur të të qenurit studenta të devotshëm.

Ne së bashku ishim një, jemi dhe do të mbetemi sepse vizioni asnjëherë nuk na ndryshoi, qëllimi jonë i vetëm është në ngritjen e vlerava tona studentore, në ngritjen e vetëdijes se studentët janë shtylla e Universitetit, se studentët duhet të afirmohen, e që suksesi jonë është e ardhmja e Universitetit.

Sot dëshiroj që para jush të paraqes kandidaturen time për Kryetar të Parlamentit Studentorë, këtë kandidaturë e paraqes me bindjen e plotë se ju më besoni e unë edhe më shumë besoj në përkrahjen e juaj, e në gjithë atë besim që më dhuruat çdo ditë.

Të jeni të bindur që asnjëherë nuk do i’u zhgënjej ashtu si dje edhe sot dhe neser do mundohemi për të mirat e përbashkëta.

Pres nga ju që me daten 3 Maj të votoni organizatën që i’u përkrahi gjithmonë USPE-në me numer 12 ✔

Me Uspe-në drejtë suksesit

Me Uspe-në për studentet

Me Uspe-në drejtë fitorës së madhe/PrishtinaPress.eu/

Exit mobile version