2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Më 25 qershor mbahet seanca për rastin Gucati-Haradinaj

Të premten duke filluar nga ora 11:00, në Hagë do të mbahet konferenca e radhës e rasti ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të OVL të UÇK-së u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.

Sipas aktakuzës, midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm.

Seanca e paraqitjes së parë të Haradinajt dhe të Gucatit, si të dyshuar, para gjykatësit të vetëm, Nikola Giju, u mbajt më 29 shtator 2020 dhe 1 tetor 2020.

Më 11 dhjetor 2020, gjykatësi i Procedurës Paraprake Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.

Seancat e paraqitjes së parë të Gucatit dhe Haradinajt u mbajtën më 18 dhjetor 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju.

Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa Haradinaj vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh. Në paraqitjen e mëtejshme, më 8 janar 2021, Haradinaj nuk u vetëdeklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë.

Bazuar në rregullore, gjykatësi i procedurës paraprake bëri deklarimin në emër të të akuzuarit se është i pafajshëm. Më 9 prill 2021, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dosjen paraprake në këtë çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img