7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Më 21 shkurt fillon gjykimi kundër Pjetër Shalës

Më 21 shkurt 2023, nis gjykimi kundër Pjetër Shalës para Dhomave të Specializuara (DhSK). Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt.

Më 21 shkurt, kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm.

Më pas, prokurori i specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse.

Pjetër Shala akuzohet për përgjegjësi penale individuale dhe ndaj tij janë ngritur katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, për të cilat pretendohet se janë kryer midis 17 majit dhe 5 qershorit të vitit 1999 në fabrikën e metalit në Kukës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img