Site icon PrishtinaPress

Më 21 prill votohet për ose kundër largimit të kryetarëve veriorë

Më 21 prill do të vendoset për ose kundër largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme. Anëtarët e KQZ-së kanë votuar me 8 vota për dhe 2 abstenime në këtë pikë.

Ky komision ka njoftuar se i ka verifikuar listat e nënshkrimeve të qytetarëve pjesëmarrës në peticionin për largimin e kryetarëve. Aty është bërë e ditur se është përmbushur 20 përqindëshi I kërkuar për këtë proces.

Exit mobile version