Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Greqisë, shtet që nuk e ka njohur Kosovën për të marrë pjesë në simpoziumin e partive të majta të Evropës.
Sikur vitet e shkuara, ai nuk ka munguar as në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, për të cilin refuzoi ftesën e kryministri shqiptar Edi Rama për të marrë pjesë në takimin me Liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Pas kthimit nga simpoziumi vitin e kaluar, Kurti deklaroi se aty kishte takuar rreth 30 biznesmenë të huaj, të cilët sipas Kurtit do të investonin në Kosovë.
Por, qytetarët e Kosovës, nuk panë asnjë investim nga takimet e “frytshme” të Kurtit. Ai kishte thënë se përpjekjet më të mëdha që i bën janë jopublike dhe janë janë në fushën e investimeve të huaja,.
Ai thoshte se takimet për investime në pjesën më ta madhe të tyre nuk i bën as me “tupan” e as me “vuvuzela”, pasi sipas tij është e dëmshme.
“Kam takuar afër 30 biznesmen të ndryshëm për çështjen e investimeve në Kosovë. Këta biznesmen nuk kanë qenë të gjithë grek, një pjesë kanë qenë evropian e amerikan të cilët janë në Greqi tashmë. Përpjekjet më të mëdha që i bëjë dhe jopublike janë në fushën e investimeve të huaja. Pra sa më shumë ta paraqes Kosovën si një vend atraktiv për investime por këto takime në pjesën më të madhe të tyre nuk i bëjë as me ‘tupan’ as me ‘vuvuzela’ për shkak se është e dëmshme”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, Greqia ka avancuar në diskursin në raport në Kosovën.
“… Prandaj edhe më shumë mund të them sesa për takime politike për çështjen e investimeve e kam shfrytëzuar këtë qëndrim në Greqi në këto dy konferenca. Unë besojë që Greqia ka avancuar në diskurs por sa jemi afër ditës kur edhe Greqia do t’i bashkëngjitet shumicës së vendeve të BE-së për ta njohur Kosovën nuk mund ta them tani”, tha Kurti.
Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit. Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Ëhich Ëorld in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).