Jemi vetëm 34 ditë para fillimit të Kupës së Botës. Ngjarja më e madhe sportive në botë pritet të jetë ndoshta më interesantja ndonjëherë për shkak se nuk ka ndonjë favorit absolut, por ka shumë përfaqësuese që kanë kapacitet ta fitojnë këtë garë.
Por, e shtuna e 16 qershorit do të jetë me aktivitet të ngjeshur. Në këtë ditë pritet të zhvillohen plot katër ndeshje. Francë-Australi fillon në orën 11:00.
Më pas në orën 13:00 Argjentina do të ndeshet me Islandën në Moskë.
Pastaj tre orë më vonë, Peru do të përballet me Danimarkën në Saransk në orën 17:00.
Dita e ngjeshur do të përfundoi me ndeshjen Kroaci-Nigeri që zhvillohet në orën 20:00 në Kaliningrad.