1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Më 16 dhjetor shpallet aktgjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë

Trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës në Hagë e ka caktuar 16 dhjetorin ditë për shpalljen e aktgjykimit. Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në faqen zyrtare të gjykatës.

“Sot, më 6 dhjetor 2022, Trupi Gjykues I caktoi shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës më 16 dhjetor 2022 në orën 09:00”, thuhet në njoftim.

Mbrojtja e Salih Mustafës kishte kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur mbi të, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar nga trupit gjykues që Salih Mustafën ta dënojë me 35 vjet burgim.

E mbrojtësja e viktimave ka kërkuar nga trupi gjykues të urdhërojë Mustafën të paguajë zhdëmtim ndaj viktimave që pretendohet të jenë në këtë çështje, individualisht.

Trupi gjykues në çështjen ndaj Mustafës udhëhiqet nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.

Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilit rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar../Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img