Në Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit, për të 45-ten herë me radhë të shtunën, më 15 tetor 2015, mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje tradicionale do të mbahet ora letrare “Anton Pashku”, ku do të lexojnë 15 poetë nga viset etnike shqiptare. Më pas do të ndahen katër çmime:
Plaketa “Pena e Pjetër Bogdanit”
Plaketa “Pena e Shtjefën Gjeçovit”
Plaketa “Pena e Anton Pashkut”
“Unaza e Katit”
“Takimet e Gjeçovit 2016” përmbyllen me programin kulturo-artistik të Ansamblit “Katarina Josipi”. Manifestimi organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorinë e Kulturës të komunës së Prizrenit.