Veçanti e festivalit është shënimi i “100 vjetorit të Yehudi Menuhin” në bashkëpunim me Fondacionin “Yehudi Menuhin”, respektivisht Werner Schmitt dhe Filharmoninë e Kosovës me violinistin Oleg Kaskiv dhe dirigjentin Toshio Yanagisawa.
Me 10 tetor fillon edicioni XVII i Festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “Kosova Kamerfest 2016”.
Rreth 30 artistë koncertantë e kamertalë mbarëshqiptarë e botërorë do të performojnë në këtë edicion, transmeton KultLus. Festivali do të mbahet nga data 10 tetor deri me 1 nëntor 2016, do të ketë 8 koncerte, që do të luhen në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Kishën katolike “Shën Ndou”.
Artdashësit do të kenë rastin të dëgjojnë vepra kolosale të literaturës kamertale nga baroku e deri te kompozitorët modernë.
Franks S.Dodge dhe Naomi Niskala nga Spectrum Concerts Berlin/USA,Violinistët Oleg Kaskiv, Daniil Auner, Barbara Galante, Jonian Kadesha, Smerald Spahija, Sihana Badivuku, Visar Kuci, Mrika Hoxha, Violonçelistët Miltiadis Cassaras,Antonio Gashi, Bledar Zajmi, Aristidh Prosi, Oboisti Alberto Cessaraccio, Klarinetisti Carlos Casanova, Pianistet Lejla Pula, Zana Badivuku-Basha, Marija Vrshkova, Violistët Blerim Grubi, Driton Gaxha-Islami, janë emrat që do të prezantohen në këtë edicion.
Ansamblet Duo Mozartiano, Trio Harkor Kosova, ansambli harkor i festivalit KamerFest, si dhe Filharmonia e Kosoves nën dirigjmin e Toshio Yanagisaëas, koncert tradicional i bashkëpunimit të KamerFest me Filharmoninë që nga viti 2000.
Veçanti e posaçme është shënimi i “100 vjetorit të Yehudi Menuhin” në koncertin e fundit përmbyllës të festivalit në bashkëpunim me Fondacionin “Yehudi Menuhin”, respektivisht Z.Werner Schmitt dhe Filharmoninë e Kosovës me violinistin Oleg Kaskiv dhe dirigjentin Toshio Yanagisawa.
Mbështetës kryesorë dhe sponsor gjeneral i festivalit është Ministria e Kulturës e Kosovës ndërsa sponsorët tradicionalë të festivalit janë Kuvendi Komunal i Prishtinës, Ambasada Austriake dhe gjatë ditëve në vijim presim konfrimim nga Raiffeisen Bank.