7.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Më 1 Shtator rifillon prodhimi në Ferronikel

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi në tubimin e sotëm informues të punëtorëve të Ferronikelit ka deklaruar se kërkesat e kompanisë janë pranuar nga AKP dhe shumë shpejtë do të fillojë zbatimi i atyre kërkesave.
Ai para qindra punëtorëve të kësaj kompanie të cilët sot ishin mbledhur në një takim informues në hapësirat e fabrikës së Ferronikelit ka thënë se ky gjigant do të këlthet në prodhim nga 1 shtatori shpejti në punë.
Punëtorët e mbledhur kanë kërkuar informate me gjendjen aktuale të kompanisë si dhe kanë përsëritur kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, transmeton drenicasot.info.
Arifi po ashtu ka njoftuar punëtorët e Feronikelit se kërkesa e kompanisë ndaj AKP-së, që rrugën dhe minerien me zhvendos në minieren e Gllavicës është aprovuar.
Ndrysh kompania Feronikeli tash e disa muaj ka ndërprerë prodhimin, duke bërë që shumë punëtorë të kësaj fabrike të ndihen të frikësuar për humbjen e vendeve të punës.
Kujtojmë se kërkesa e Ferronikelit në AKP ishte që : Të lejohet zhvendosja e  rrugës dhe hekurudhës në Minierën e Gllavicës, kujtojmë se Haxhi Arifi njëkohësisht është edhe anëtar i bordit të AKP-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img