Site icon PrishtinaPress

MDIS zhvillon takime me shoqatat dhe unionet shqiptare në Suedi

Për nder të festës së 28 nëntorit, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka zhvilluar dy takime me shoqatat dhe unionet shqiptare në Malmo të Suedisë.
Takimet janë zhvilluar me 30 nëntor, dhe 1 dhjetor në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo.

Në të dyja takimet është diskutuar për datën historike të 28 nëntorit dhe vlerat e kombit shqiptar që lidhen me idealin për liri dhe pavarësi.

Përveç diskutimit për ditën e flamurit kombëtarë, në këto dy takime është diskutuar edhe për organizimet një vjeçare që kanë mbajtur shoqatat dhe unionet shqiptare në Malmo, dhe gjithashtu planifikimet për aktivitetet e vitit 2020.

Në këto takime ka marrë pjesë këshilltari politik i ministrit Gashi, z.Muhamet Selmani dhe drejtoresha e Departamentit për Qendrat Kulturore, znj.Shyhrete Kasatrati.
Në këto takime ndër të tjerash, znj.Kastrati ka prezantuar edhe punën e regjistrit të mërgatës i realizuar këtë vit nga MDIS.

Znj. Kastrati i ka njoftuar pjesëmarrësit për rëndësinë e regjistrimit të mërgatës, dhe njëherë i ka ftuar ata që tu përgjigjen këtij procesi.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e MDIS-it, u kanë dhuruar pjesëmarrësve si dhuratë simbolike, deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Exit mobile version