-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

MD për Kodin Civil: Është punuar gjatë nga ekspertët, janë marrë për bazë edhe rekomandimet e ndërkombëtarëve

Projekt-Kodi Civil, që kishte nxitur debat të madh muaj më parë, pritet të riprocedohet tutje për miratim në Kuvend. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministres Haxhiu, Genc Nimoni.

Ai ka thënë se në këtë Kod është punuar shumë dhe se janë marrë edhe rekomandime nga akterë të ndryshëm. Ai ka kërkuar që nga mbi 1 630 nene, të mos bëhet pengesë neni 1 138 i cili në shqyrtimet e para i lejonte bashkësitë e regjistruara të personave me sekse të njëjta.

Nimoni ka thënë se për jetësimin e kësaj reformë, është punuar shumë gjatë dhe se ekziston vendosmëria e këtij dikasteri që të kalojë ky Kod.

“Ka një vendosmëri që të finalizohet kjo reformë. Konsideroj që është një reformë përmbajtjesore. Jo nuk është ashtu se është punuar që një kohë të gjatë dhe ne me të marrë mandatin në vitin 2021 e kemi trajtuar me prioritet dhe konsideroj që Kodi Civil është afër dhe kemi marrë shumë rekomandime nga akterë të ndryshëm, shoqëria civile, grupet tjera e interesit në kuptimin e kompletimit të Kodit dhe ne kishim bërë një grup punues dhe pas një maratone kishim finalizuar”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se gjatë hartimit, kanë marrë për bazë standardet ndërkombëtare dhe kushtetuese në kuptimin e të drejtave të njeriut.

“Kodi Civil ka 1 630 nene dhe neni 1 138, ai për bashkësitë civile, ka qenë edhe një keqkuptim është quajtur martesë e sekseve të njëjta. Pra këto dallojnë këtu njihet si bashkësia civile. Ne për të hartuar këtë, kemi marrë parasysh të gjitha standardet ndërkombëtare gjithashtu Kushtetuese në kuptimin e të drejtave të njeriut dhe ashtu është proceduar po ashtu do ta bëjmë prapë sepse konsiderojmë që është mjaftë e rëndësishme që kjo reformë të jetësohet sepse nuk është puna vetëm te një nen por është një reformë përmbajtjesore me mbi 1 630 nene”, ka thënë Nimoni.

E sa i përket kundërshtive nga ana e deputetëve të pozitës e opozitës, Nimoni ka kërkuar nga ta që të ofrojnë rekomandime. Ai ka ripërsëritur përkushtimin në jetësimin e kësaj reforme.

“Është çështje e secilit deputetë dhe gjithsecili deputetë që e ka mendimin e vet është mirë të reflektojë në rëndësinë e këtij neni, të ofrojnë rekomandime të caktuara në këtë nen nëse konsiderohet problematik sepse përveç këtij neni, ne jemi duke bërë disa ndryshime të tjera në veçanti që kanë të bëjnë në interesin të fëmijës e kështu më radhë. Ne si Ministri por edhe si Qeveri mbesim të përkushtuar në jetësimin e kësaj reforme që është mjaft jetike dhe për herë të parë do ta kemi një Kod Civil”, u shpreh Nimoni. /EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img