Site icon PrishtinaPress

McDonald’s gjobitet 532 mijë dollarë në Korenë e Jugut për “rrjedhje” të dhënash

Autoriteti kombëtar i mbrojtjes së të dhënave i Koresë së Jugut ka gjobitur korporatën McDonald’s me 696 milionë uon korean (rreth 532 mijë dollarë) pasi të dhënat personale të miliona klientëve kanë rrjedhur në duart e hakerëve për shkak të menaxhimit të dobët të të dhënave të kompanisë.

Agjencia e lajmeve ‘Yonhap News’ raportoi se Komisioni për Mbrojtjen e Informacioni Presonal vendosi gjobën ndaj degës koreane të zinxhirit global të ushqimit, së bashku me një gjobë financiare prej rreth 10 milionë uon koreanë (rreth 7.660 dollarë) për shkeljen e të dhënave të më shumë se 4,87 milionë klientëve.

Komisioni në gjetjet e tij tha se McDonald’s nuk ushtroi “kontroll të mjaftueshëm”, duke lënë një ‘backup file’ që përmban të dhënat personale të klientëve, të arritshëm për ndarjen e skedarëve.

Si rezultat, theksoi komisioni, informacioni personal i mbi 4,87 milionë klientëve u hakua dhe u zbulua. Zinxhiri global i ushqimit të shpejtë gjithashtu u zbulua se “nuk i kishte asgjësuar të dhënat personale të 766.846 klientëve për të cilat periudha e ruajtjes së të dhënave kishte skaduar” dhe se njoftoi me vonesë autoritetet dhe klientët për rrjedhjen e të dhënave.

Exit mobile version