Site icon PrishtinaPress

McCain: Nënë Tereza na luti për adoptimin e dy vajzave, njëra prej tyre është vajza ime

Senatori amerikan, John McCain në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tregoi një histori personale të shumë viteve më parë.

Ai para deputetëve tregoi se diku para 24 vitesh gjatë një takimi me Nënë Terezën, ajo e kishte lutur atë dhe gruan e tij që t’i merrnin me vete në SHBA dy vajzat nga zonat e varfra ku vepronte Nënë Tereza.

 

Të dy vajzat ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Senatori republikan tregoi se i kishte marrë me vete në SHBA dy vajzat, ndërsa tashmë njërën nga to është vajza e tyre.

“Para 24 vitesh gruaja ime dhe unë ishim në Bangladesh dhe vizituam jetimoren e Nënë Terezës. Ajo erdhi në takim me dy foshnje dhe na tha që t’i merrnim ose do të vdisnin. Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift adoptoi njërën, kurse tjetra është bija jonë Bridgett. E falënderoj Nënën Terezë që na bëri jetën tonë më të mirë dhe të bekuar”, është shprehur McCain.

Exit mobile version