7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

McAllister: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe raportuesi për Serbi, David McAllister ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave, prej kur institucionet punuan fort në përmbushjen e kritereve.

McAllister gjatë vizitës që e ka bërë fundjavën që shkoi në Prishtinë, në të cilën takoi presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, shkruan Schengenvisainfo, përcjell Klan Kosova.

“Institucionet e Kosovës kanë punuar fort për të përmbushur të gjitha kriteret dhe tash është koha që të kryhet liberalizimi i vizave”, ka thënë McAllister, duke shtuar se ka vende që ende kanë dyshime për këtë.

“Ka disa dyshime nga disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, por jam i vetëdijshëm që pritjet në Kosovë janë të mëdha”, ka thënë ai, duke thirrur liderët kosovarë se është koha për të treguar për përpjekjet e bëra para anëtarëve të vendeve që kanë shqetësime lidhur me këtë.

McAllister ka prekur edhe çështjen e zgjerimit të BE-së për Ballkanin, duke shtuar se shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian përkrahin procesin e zgjerimit “për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, që ka thënë se kanë perspektivë evropiane.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img