Reperët e mirënjohur të skenës shqiptare, MC Kresha dhe Lyrical Son, ditë më parë lansuar albumin e tyre më të ri.
Projekti i titulluar “Muzikë e Alltisë” përbëhet nga 11 këngë të reja që padyshim se do të pëlqehen nga fansat e muzikës së tyre.
“Hotel Mahalla” është njëra prej këngëve përbërëse të albumit, të cilës reperët e labelit PINT kanë vendosur që t’i realizojnë videoklip dhe e kanë publikuar në YouTube.
Po ashtu, ata janë kujdesur edhe për fansat që nuk mund ta dëgjojnë muzikën e tyre në platformat tjera duke e publikuar albumin edhe në YouTube.
“Albumi ‘Muzikë e Alltisë’ bashkë me videoklipin e ‘Hotel Mahalla’ tani gjenden edhe në platformën e YouTube, për krejt juve që nuk keni mundësi t’i dëgjoni në platformat tjera muzikore”, thuhet në njoftimin e reperëve.