Thuhet se bashkëshortja prej javësh ishte duke u poshtëruar dhe keqtrajtuar nga bashkëshorti i tij.
Në nëntor të vitit 2021 një kosovar i moshës 60-vjeçare kishte qëlluar bashkëshorten e tij 16 herë më thikë kuzhine në banesën e tij, në Innsbruck. Për këtë ngjarje kishte njoftuar edhe albinfo.at.
Të martën që shkoi kosovari bëri apelin e tij para Gjykatës së Lartë Rajonale të Innsbruckut në Austri. “Jemi ulur këtu, sepse unë kam shkaktuar probleme”, thotë ai në seancën e ankesës, shkruan krone.at.
Por, ndonëse kishte ndjeshmëri dhe pendesë për viktimën, kjo nuk ndryshoi asgjë në vendimin e gjyqësisë. Në shtator të vitit 2022, trupi gjykues njëzëri kishte vendosur që kosovari të dënohet me burgim të përjetshëm, transmeton albinfo.at.
Sipas mediave austriake, e gjithë mosmarrëveshja mes kosovarit dhe bashkëshortes së tij 50-vjeçare, (shtetase e Shqipërisë) ishte shkaktuar për shkak të një supe. Por, kjo nuk ishte e vetmja. Thuhet se bashkëshortja prej javësh ishte duke u poshtëruar dhe keqtrajtuar nga bashkëshorti i tij.
Duke pasur parasysh numrin e madh të plagëve me thikë dhe vdekjen e dhimbshme, Gjykata e Lartë Rajonale nuk pa asnjë arsye për të ulur dënimin. Si pasojë e kësaj, ai u dënua me burgim të përjetshëm.