Një burrë i mërzitur ka bërë thirrje urgjente për ndryshim pasi djali i tij i vogël u mbyt nga kokrra e rrushit.
Brian Bwoga ishte në Burns Beach në Australinë Perëndimore me djalin e tij njëvjeçar, Zaire, kur një nga miqtë i ofroi fëmijës për ta ngrënë një kokërr rrushi.
Bwoga vuri re se diçka nuk shkonte kur djali i tij i vogël iu afrua dhe ishte bërë blu. Ndonëse u mundua ta shpëtonte, fëmija vdiq.
“Më shikoj për herë të fundit, më dha një buzëqeshje dhe vdiq në krahët e mi”, tha babai i mërzitur.
Policia dhe mjekët u përpoqën të shpëtonin djalin e tij, por ai nuk mundi të ringjallej