Një person i moshës 50-vjeçare është mbytur në bregdetin e Durrësit.
Sipas personave nga vendi i ngjarjes, policia ndodhet aty dhe po e heton rastin, shkruan Abcnews.al.
Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes.