Një 18-vjeçar është mbytur në lumin Buna në Shkodër, ngjarje kjo e cila ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme.
Bëhet e ditur se i riu është futur për t’u larë në lumin Buna, ku dyshohet se ka marrë rrjedha e lumit e për pasojë është mbytur, shkruan Abcnews.al.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.
“Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar policia.