4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllja Speciale: Për mbi katër orë po censurohet krejt deklarata e dëshmitares në Hagë

Ka më shumë se katër ditë prej nisjes së seancës në Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse sot konsiderohej ditë e rëndësishme, pasi që në sallë do të paraqitej dëshmitari i parë, që është një grua, Dhomat e Specializuara vendosën që të censurojnë të gjitha fjalët që ajo tha para Trupit Gjykues, prokurorisë, mbrojtjes e të akuzuarve.

Në raste të rralla, transmetimi i seancës kalon në publik, por vetëm kur ka për t’u diskutuar u diskutuar çështje procedural.

Disa orë pas censurimit, seanca ka shkuar në pushim.

Në fakt, “mbyllja hermetike” e Speciales është ajo që e ka karakterizuar këtë institucion të sigurisë që nga nisja e punës së saj. Madje, akuza për këtë sjellje, ndaj Speciales kanë pasur edhe avokatët mbrojtës.

Këta të fundit, disa herë janë ankuar se Prokuroria e Specializuar ka “fshehur” materiale shfajësuese, e më pas edhe materialet e tjera që do të duheshin të zbuloheshin në kohë për të mundësuar mbrojtje efektive.

Për më tepër, Prokuroria e Specializuar pretendonte që gjyqin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta niste në mes të vitit 2021, ndonëse avokatët thonin se një gjë e tillë është përtej absurdes.

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së ka nisur javën e kaluar me deklaratat hyrëse të Prokurorisë, mbrojtjes, si dhe avokatëve të viktimave.

Nga pretendimet e prokurorisë, të zbardhura deri tash, është zbuluar se akuzat ndaj krerëve të UÇK-së, nuk kanë të bëjnë asgjë me trafikimin e organeve, për hetimin e të cilave edhe është themeluar ky institucion që paguhet me miliona euro për ta kryer punën e vet.

Për këtë vit, janë parashikuar gjithësej 81 seanca gjyqësore ndaj krerëve.

Në procedurë, janë gjithësej 140 viktima pjesëmarrëse dhe rreth 300 dëshmitarë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img