Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka reaguar ndaj prokurorisë, e cila njoftoi se nuk ka pasur ndonjë koordinim me Policinë e Kosovës në lidhje me aksionet e mbylljes së strukturave paralele në disa lokacione në Kosovë.
Haxhiu e ka cilësuar këtë reagim si “skandaloz”.
Tutje, ajo ka sulmuar prokurorinë, duke pyetur në mënyrë retorike se “në shërbim të kujt janë?”