4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllja e komunës paralele serbe të Skenderajt në veri, policia jep detaje

Policia ka mbyllur të mërkurën një komunë paralele serbe të Skenderaj në veri të vendit. Nëpërmjet një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se zyra paralele është vërejtur gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri.

Lidhur më këtë, policia njoftoi se është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen

Njoftimi i plotë:

Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit.

Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.

Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img