4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllja e dy rrugëve në qendër, Rama u përgjiget ankuesve: Parkingu Nëntokësor ka 624 vende

Dje drejtoresha e kompanisë “Koha”, Flaka Surroi, është ankuar për bllokimin e qasjes në rrugën “Xhorxh Bush” të automjeteve zyrtare të këtij mediumi pas mbylljes për qarkullim të kësaj rruge.

Për këtë çështje sot ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se interesi i përgjithshëm publik, siguria dhe shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

Ai tha se vendimi për të mbyllur një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare është marrë me qëllim të realizimit të planit rigjenerues të këtyre hapësirave publike.

“Ky vendim është marrë me qëllim të realizimit të planit rigjenerues të këtyre hapësirave publike, në konsultim me Universitetin e Prishtinës dhe Bibliotekën Kombëtare, pasi këto pjesë janë duke u përdorur si parkingje dhe bllokojnë shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga të gjithë qytetarët.”

Rama ka shkruar se nuk do të lejojë që dhjetëra vetura që parkohen në hapësira të përbashkëta publike të privojnë shfrytëzimin e kësaj hapësire në të mirë të të gjithë qytetarëve, derisa ka shtuar se Parkingu Nëntokësor ka 624 vendparkime.

“Nuk do të lejoj që dhjetëra vetura që parkohen në hapësira të përbashkëta publike të privojnë shfrytëzimin e kësaj hapësire në të mirë të të gjithë qytetarëve. Unë qëllimisht nuk e kam marrë këtë vendim derisa është funksionalizuar Parkingu Nëntokësor në Qendër, i cili ka në dispozicion 624 vendparkime për vetura. Ky parking është në afërsi të të gjitha objekteve institucionale e afariste përreth. Do të thotë të gjitha objektet përreth kanë alternativë të afërt të parkimit. Edhe një herë dua të ritheksoj se prioritet i Kryeqytetit është krijimi i hapësirave të mirëfillta publike, rekreative dhe të gjelbëra për këmbësorët të cilat i kanë munguar Kryeqytetit tash e sa vite.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img