Site icon PrishtinaPress

Mbyllet Zyra e Punësimit në Drenas, reagon drejtuesi i saj

Komuna e Drenasit gjatë inspektimit në Zyrën e Punësimit, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga COVID-19 ka marrë masa për mbylljen e saj.

Kjo masë është marrë pasi inspektorët komunal kanë vërejtur se zyra në fjalë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga virusi COVID-19, sipas rekomandimeve të IKSHP-së dhe urdhëresave tjera të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e MEPTINIS.

Por me këtë konstatim nuk po pajtohet udhëheqësi i Zyrës se Punësimit në Drenas, Ragip Dervishi, i cili përmes një komunikate për medie ka thënë se gjetjet e tilla nuk qëndrojnë.

“Zyra nuk është mbyllur për shkak se nuk është ndërmarë asgjë nga ana ime, si udheheqës i Zyrës për Punësim për mbrojtje të punëtorve dhe palëve, por kryekëput për shkak se (sipas tyre) nuk është bërë dezinfektimi me preparate përkatëse për dezinfektim”, thotë Dervishi.

Po ashtu, ai jep disa argumente sipas të cilit zyra në fjalë është dezinfektuar dhe ka marrë masat për mbrojtjen e personelit.

Exit mobile version