2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllet sezoni 2021/22, renditja e plotë në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar sezoni 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll, ku Ballkani fitoi titullin e kampionit, ndërsa Ulpiana dhe Feronikeli pësuan rënie nga elita.

Sot u zhvillua xhiro e fundit, ku u mësua edhe renditja përfundimtare dhe ekipi që do të luajë në barazh, pozita e vetme që mbeti të dihej në javën e fundit.

Malisheva mbeti në vendin e tetë dhe do ta zhvillojë ndeshjen e barazhit.

Ballkani është kampion i këtij edicioni, për herë të parë në histori me 76 pikë të grumbulluara dhe do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Në vendin e dytë u rendit Drita me 64 pikë, dy më shumë se Gjilani që u renditë në vendin e tretë, ekipe këto që do të garojnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

I katërti është Llapi me 54 pikë, i cili po ashtu do të luajë në këtë garë.

Prishtina renditet e pesta me 51 pikë gjithsej, e ndjekur nga Drenica dhe Dukagjini në pozitat gjashtë, përkatësisht shtatë me 50 pikë.

Në pozitën që luan në barazh mbetet Malisheva me 48 pikë dhe do të përballet me Vushtrrinë, për të mbetur në elitë.

Dy ekipet që do të garojnë në Ligën e Parë janë Ulpiana dhe Feronikeli.

Lipjanasit janë të parafundit me 27 pikë, kurse Feronikeli i fundit me vetëm 12 pikë nga 36 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img