Një qytet tjetër kinez është vendosur të mbyllet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës.
Huanggang do të ndjekë rrugën e Wuhan duke ndaluar transportin publik, raportojnë media lokale, transmeton Telegrafi.
Shërbimet publike të autobusëve dhe hekurudhave do të pezullohen në qytet, i cili është rreth një orë me makinë nga Wuhan në provincën Hubei të Kinës qendrore.
Qyteti ka një popullsi prej të paktën gjashtë milionë banorësh, ndërsa Wuhan është shtëpia e rreth 11 milionë banorëve.
Deri më tani sëmundja ka marrë të paktën 17 jetë dhe ka infektuar qindra njerëz.
Në Wuhan, stacionet e trenave, aeroporti dhe forma të tjera të transportit publik, përfshirë autobusë dhe tragete, ishin vendosur të pezulloheshin këtë mëngjes.
Rastet e virusit janë regjistruar në Australi, Amerikë dhe Tajlandë, por zona përreth dy qyteteve kineze ka qenë duke luftuar shumicën e rasteve.
Zyra e Jashtme Britanike ka këshilluar britanikët që të mos udhëtojnë në Kinë, por nëse udhëtojnë të vënë maska parandaluese në Heathrow, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen.
Vendosja e një qyteti të tërë në mbyllje besohet të jetë e pashembullt në këtë shkallë.
Studiuesit tani sugjerojnë se virusi mund të ishte përhapur nga gjarpërinjtë te njerëzit. /Telegrafi/