Është mbyllur protesta e sotme e thirrur nga Veteranët e UÇK-së pasi jaën lënë jashtë ligjit për pagën minimale. Folësit në këtë protestë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kanë kërkuar nga presidentja Osmani që të mos e nënshkruaj ligjin për pagën minimale.
Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe s’ka pasur kurrfarë incidenti, derisa janë parlajmëruar se do të mbahen edhe tubime të tjera në të ardhmen.
Para nisjes së protestës, Qeveria e Kosovës kishte marrë masat e sigurisë duke e bllokuar hyrjen në oborrin e Qeverisë me rrethoja hekuri dhe kishte shtuar numrin e policëve, përfshirë edhe të njëisë speciale.
Disa orë më herët për këtë protestë kishte shkruar edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili në mënyrë skandaloze kishte atakuar edhe gazetarët kosovarë dhe kishte bërë një ndërlidhje të daljes së audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës me një “luftë hibride” sipas tij që vjen nga Serbia.