Pas disa shkrimeve radhazi për diasporën, gazetarit Valon Syla iu është mbyllur profili në Facebook. Kjo ka ndodhur pas raportimeve që iu janë bërë në këtë rrjet social.
Një gjë e tillë ka ndodhur pas reagimit që ka bërë i njëjti lidhur me ardhjen e diasporës.
Pas shkrimit që ka bërë Syla në Facebook kanë filluar reagimet në rrjete sociale.
Është bërë thirrje që të njëjtit të iu mbyllet llogaria e një gjë e tillë tashmë ka ndodhur.
Syla ditë më parë kishte bërë shkrime për diasporën, që nga shumë persona u cilësuan si fyerje.