Site icon PrishtinaPress

Mbyllet pjesa e parë: Shqipëria në avantazh sikur në rezultat ashtu edhe në numër të lojtarëve ndaj Islandës

Ka përfunduar pjesa e parë edhe në ndeshjen ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Kombëtares së Islandës në Ligën e Kombeve.

“Kuqezinjtë” e Edi Rejës janë në epërsi minimale 1:0 ndaj islandezëve në takimin që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Emir Lenjani realizoi me kokë në minutën e 35-të, me ndihmën edhe të Uzunit që asistoi nga krahu i djathtë.

Kjo sfidë i takon Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve

Exit mobile version