Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
45 minutat e parë në sfidën mes Kroacisë dhe Marokut përfunduan me rezultat 2:1.
Kroatët shkuan në pushim me epërsi prej një goli, falë golave të shënuar nga Josko Gvardiol (7’) dhe Mislav Orsic (42’).
Achraf Dari (9’) e shënoi golin e vetëm për marokenët në pjesën e parë.