Me dyer të mbyllura për media dhe publikun edhe sot ka nis seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë.
Më 10 prill të vitit 2022 një aksident kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Hajdari.
Aksidentin në fjalë e kishte konfirmuar edhe policia.