Chelsea ka siguruar shërbimet e Benoit Badiashile.
David Ornstein ka bërë të ditur se klubi londinez tashmë ka mbyllur marrëveshjen edhe me Monacon.
Marrëveshja e arritur mes klubeve kap shifrën e 38 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset.
21-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të hënën.
Pas testeve mjekësore, qendërmbrojtësi francez do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.