Mbyllet hetimi për ish-kryeprokurorin Llalla, SPAK i komunikon akuzën

64
Advertisement

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla duke i komunikuar atij akuzën vetëm për “mosdeklarim të pasurisë”.

Advertisement

Hetimi ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, tanimë i pandehur, nisi dy vjet më parë.

Ai u dyshua për të paktën katër vepra penale, që nga mosdeklarimi i pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave.

Por në përfundim të hetimeve tre prej këtyre akuzave duket se nuk janë arritur të provohen dhe gjithçka është reduktuar te mosdeklarimi i pasurisë, i konsideruar më shumti një kundravajtje penale që dënohet nga gjobë deri në tre vjet burgim. Sipas procedurës, kërkesa për gjykim e SPAK-ut do të duhet të vlerësohet nga gjykatësi paraprak i cili do të vendosë hapjen ose jo të procesit.

Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017. Pak muaj më pas, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar atij dhe familjes së tij, hyrjen në Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Nga viti 2017 janë afro 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilëve u është mohuar ose revokuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në akte korrupsioni. /VOA/

PostAdssFotoja e reklamës