2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllet depoja e Migros në Fushë-Kosovë, pronë e biznesmenit Mustafë Rexhepi

Aksioni i sontëm ka prekur edhe depon e biznesmenit Mustafë Rexhepi.

Gazeta Insajderi merr vesh se është mbyllur depoja e Migros në Fushë-Kosovë, pronë kjo e biznesmenit Rexhpi.

Lajmi për mbylljen e dy depove, njëra në Fushë-Kosovë, dhe tjera në Graçanicë është konfirmuar edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërrmarrëisë dhe Tregtisë.

“Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Për mbylljen e dy depove ka reagur edhe kryeministri Albin Kurti.

“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni”, ka shkruar Kurti, transmeton Gazeta Insajderi.

“3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”.

Aksioni i sontëm është zhvilluar pas ngritjes enorme të çmimit të vajit nga tregtarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img