Site icon PrishtinaPress

Mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 20-të vendosi që të mbyll të gjitha vendkalimet kufitare në territorin vet.

Sipas vendimit qeveritar, të drejtë hyrje kanë vetëm qytetarët e Maqedonisë, përfaqësuesit diplomatik si dhe persona me rëndësi për shtetin dhe ekonominë me leje nga shtabi i krizës por edhe makineritë ngarkuese me mallra, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mbyllja e vendkalimit kufitar në Aeroportin e Shkupit do të ndodhë pas 48 orëve.

Exit mobile version