0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllen shërbimet e Kadastrës në Gjilan

Me vendim të kryetarit të Gjilanit, njëherësh udhëheqës i Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Lutfi Haziri, janë mbyllur shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë.

“Vendimin e kam marrë për të preventuar përhapjen e COVID-19, derisa shërbimet do të rihapen sapo të krijohen kushtet. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, ka thënë Haziri, në mbledhjen e rregullt online me Bordin e Drejtorëve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për reformën në arsim, përmbylljen e vitit shkollor përfshirë edhe organizimin e testit të arritshmërisë dhe të maturës që do të mbahen në muajin gusht, sikurse edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

Haziri ka konfirmuar se po punohet me kapacitete të limituara në administratën komunale, pasi një pjesë e zyrtarëve janë liruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Edhe në këtë takim, Haziri ka apeluar qytetarët që të mos dalin në vende publike pa maska dhe duke e mbajtur distancën sociale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img