Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e fundit të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
45 minutat e parë në derbin mes Gjilanit dhe Llapit përfunduan me rezultatin 1:1.
Albert Dabiqaj shënoi për gjilnasit, kurse Fernandinho për llapjanët.
Trepça ’89 shkoi në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale, 1:0, ndaj Dukagjinit.
Golin për mitrovicasit e shënoi Abdullah Oyekanmi.
Gola nuk pati në pjesën e parë të sfidës mes Ferizajt dhe Ballkanit.