Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv edhe me qytetarët e Gjilanit.
Hamza ka thënë se ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë.
Ai ka thënë se më 9 shkurt, përfundon pritja edhe këtu!
Hamza ka thënë se autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do ta përfundojë, stadiumin e qytetit, i cili ka mbetur punishte e hapur për shumë gjatë, do ta ndërtojë, por edhe kampusin universitar “Kadri Zeka” do ta rregullojë.