2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mburrja e Gërvallës me pagën minimale, Hajdari: S’ka çka të na flasë për sukseset e MPJD-së

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, i ka reaguar kryediplomates Donika Gërvalla e cila gjatë ditës u mburr me rritjen e pagës minimale nga Qeveria.

Hajdari ka akuzuar ministren se deklarata të tilla vijnë në mungesë të arritjeve në ministrinë që ajo drejton.

Reagimi:

Sot Minstrja e Jashtme Donika Gervalla u krenua me rritjen e pagës minimale në vend.

A nuk e ka të qartë Donika ndarjen e dikastereve të qeverisë? – do të pyeste cilido qytetar. Me nivelin e saj të dijes nuk do të çuditesha nëse ajo s’e di që po i kryhet mandati e do të duhej të na fliste për të arriturat e ministrisë së saj. Megjithatë, pra megjithëse është e padijshme deri në dhimbje, kjo huqje s’ka të bëjë me mungesën e informacionit. Pra, jo që ajo s’e di që duhet të na flasë për sukseset e MPJD-së, por sepse s’ka për çka flet.

Me çka me u mburrë e shkreta? Me huqjet e emrave të shteteve? Me skandalet diplomatike? Me dosjet e Gjykatës Speciale?

Shyqyr që po shkon, Donikë! E shyqyr që qytetari s’të le me u kthy ma kurrë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img