Site icon PrishtinaPress

“Mbrojtja më e mirë është sulmi” këtë po e bënë AAK

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj u ka dërguar një selam AAK-së, përmes një proverbe popullore shqiptare.

Insistimin e AAK-së për ta votuar demarkacionin në pako, dhe akuzat që Ramush Haradinaj i drejtoi dje deputetëve të LDK-së, Gecaj i ka quajtur si sulme, për ta mbrojtur veten.

“Thuhet se mbrojtja më e mirë është kundërsulmi…dhe mu këtë po e bëjnë edhe zyrtarët e AAK-së, duke tentuar që fajin për zvarritjen tri-vjeçare të demarkacionit ta vendosin aty ku nuk është, tek LDK-ja! Megjithatë, këtë më nuk e beson askush, madje as ata vetë!”ka thënë Gecaj.

Seanca e djeshme e Kuvendit u përcoll me tone të larta mes kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe shefit të grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hotit./

Exit mobile version